Fitorja e Anxhela Peristerit në Festivalin e Këngës, duket se nuk është pritur mirë nga disa kolegë të saj.

Ndër artistët pjesëmarrës në festival që nuk ranë dakord me çmimet është edhe Rosela Gjylbegu, e cila konkurroi me këngën “Vashëzo”. Ajo shkruan në rrjetet sociale se është një fatkeqësi që kënga e saj nuk u vlerësua.

“Në vendin tim e në vendin tënd”. ”Në vendin tim e në vendin tënd/ Një i çmendur, një vend e çmend”,- shkruante ajo në rrjetet sociale.

Po ashtu, kundër fituesve të çmimeve ka dalë edhe këngëtari Klinti Çollaku, i cili është shprehur i zhgënjyer, pavarësisht se ka thënë se nuk ka asgjë personale me askënd.

”Nuk mund të rri dot pa e shprehur zhgënjimin e dyfishtë kur pashë çmimet, e më vjen keq nuk është personale! Por është për të qeshur sinqerisht, jo me këngën fituese, por me çmimin e dytë dhe të tretë. Ky është mendimi im i sinqertë. Më vjen keq për jurinë që kanë shitur veten për të dhënë ato dy çmime. Uroj t’i njohë publiku ato këngët””,- shkruan Çollaku.

Nga ana tjetër, këngëtarja Enxhi Nasufi kishte dalë kundër mënyrës së organizimit të këtij festivali që në natën e parë.

Pas fitimit të çmimit nga Angjela Peristeri ajo shkruante në rrjetet sociale: ”Kësaj i thonë me rrejt veten me presh! Realisht nuk e di kënaqësinë dhe energjinë e një çmimi të cilin e di që do e fitosh që pa nisur gjë! Ku u zhduk emocioni i të kënduarit, emocioni i të priturit! Dhe më besoni që e kam me fenomenin i cili po bëhet dhe më i shëmtuar dita-ditës. Kjo gjëja nuk ka të bëjë me mua si artiste, por me të gjithë”,- shkruante Enxhi.

Kujtojmë se këngëtarja ka pasur një përplasje me Anxhela Peristerin që kur dolën zërat se kjo e fundit do të ishte fituesja e festivalit.

Sipas Enxhit, ka qenë vetë Anxhela që nxori zërat për fitoren e saj për t’i rritur famën vetes.

Ndërkohë që Anxhela Peristeri reagoi menjëherë pas deklaratave të saj duke shkruajtur: ““Sado që bleta t’i shpjegojë mizës se lulja është më e mirë se m*ti, miza nuk do ta kuptojë”.

Ndërkohë që pasi u verifikuan zërat dhe Anxhela Peristeri u shpall fituese, Enxhi Nasufi nuk mund të rrinte pa ia kthyer reston. Ajo ka shkruajtur në rrjetet sociale “Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush ishte miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di.”