Një nga historitë më prekëse ishte ajo e vogëlushit Kevin.
I ati i tij kishte bërë aksident kohë më parë, nga i cili kishte humbur këmbën. Dëshira e Kevinit ishte një protezë e re për të, pasi ajo që kishte ishte shumë e vjetër dhe nuk mundej të dilte shpesh nga shtëpia.
Kjo histori e mbushi me emocione Fjoralbën. Moderatorja nuk mundi t’i mbante dot lotët dhe ndërpreu për disa minuta xhirimet. Ajo dhe pjesa tjetër e stafit, e ndihmuan familjen e Kevinit, duke dhuruar një protezë të re për kryefamiljarin.