Zbardhet dë shmia e dy shoqeve të ngushta nga Tirana që ishin larguar nga banesat e tyre që prej datës 1 Janar.
Burime bëjnë me dije se vajzat janë identifikuar si K. M dhe M.H, ndërsa në Polici kanë thënë se ishin larguar me dëshirën e tyre nga banesa.
Mësohet se dy vajzat adoleshente janë gjetur në Përmet, dhe tashmë ndodhen në ambientet e kòmisariatit në gjendje të mirë shëndetësore.
Në dë shminë paraprake përpara efektiveve të Permetit, dy vajzat kanë thënë se janë larguar me dëshirë nga familjet e tyre, ndërsa njëra prej tyre i kishte prindërit e divorcuar.
‘Jemi larguar me dëshirë nga shtëpia, ikëm nga shtëpia pasi kishim pro bleme me familjarët tanë, silleshin keq me ne’, mësohet se janë shprehur vajzat.
Dy të mi turat tashmë pritet të sillen drejt kryeqytetit ku do të merren në pyetje edhe nga oficerët e policisë gjyqësore në Tiranë për të mësuar më shumë rreth largimit të tyre nga banesa dhe personat me të cilët janë shoqëruar.
“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Kòmisariatin e Pòlicisë Sarandë dhe Kòmisariatin e Pòlicisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mi tura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.
Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Kòmisariatin e Pòlicisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”, njofton Pòlicia e Tiranës.