Një shpërthim i madh ka ndodhur pak minuta më parë në një qendër tregtare në Ferizaj të Kosovës. Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë një bombolë gazi.
Nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar 26 persona, ku ka edhe fëmijë.
“Shpërthimi ka ndodhur dhe shkak dyshohet të jetë një bombolë gazi. Deri tani 26 persona janë të lënduar. Gjashtë nga ta janë përcjell për në Qendren Klinike Universitare të Kosovës ku dy nga të lënduari janë në gjendje të rëndë”, tha zëdhënësi i Policisë në Ferizaj.
Beqiri mes tjerash bëri të ditur se në mesin e 26 personave të lënduar janë edhe dy fëmijë. /klankosova