Ajo është një ndër këngëtaret më të dashura folklorike që asnjëherë nuk i ka munguar skenës shqiptare.

Së fundmi, Irini Qiriako ka qenë e ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel ku është vënë në siklet për një detaj që nuk e kishte kuptuar deri tani.

Në klipin e një prej këngëve më të bukura të saj, “Nuse moj Sorkadhe”, këngëtarja e mirënjohur qëlloi që kishte veshur një fustan në të cilën ishte stampuar fotoja e një por*ostareje greke.

Ajo është vënë në siklet për këtë detaj nga moderatori Ervin Kurti ama të gjithë e morën me sportivitet dhe ja plasën të qeshurës.

Irini e ka theksuar edhe më parë se të gjithë rrobat e saj i blen në Greqi dhe ky detaj i ka shpëtuar duke mos e vënë re.

Madje ky ka qenë një ndër veshjet e saj të preferuara dhe para xhirimit të klipit e vendosi që do të shfaqej pikërisht me këtë veshje.