ETLEVA DELIA/ Vr.asja e dy motrave ditën e fundit të vitit 2020 në Tiranë vazhdon të tr.ondisë qytetarët, tashmë jo vetëm për faktin se ishte një k.rim i rëndë, por për detajet që po dalin në dritë dita-ditës.

DES.HMIA E NIPIT TE PERPARIMIT

U mor në cilësinë e të miturit në konflikt me ligjin shtetasi Kastriot K., i biri i Gentianit dhe Dezdemonës, 14 vjeç, për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal (moskallëzim kr.imi). I pyetur në praninë e psikologes dhe avokatit mbrojtës, ai ka sqaruar se në mëngjes e ka zgjuar gjyshi i tij, Përparimi.

Ai i ka thënë se do të shkonte me të deri në një vend. Kanë shkuar së bashku me gjyshin në këmbë te shtëpia e Zhanetës, të cilën e njihte shumë mirë. Në momentin kur ka shkuar te dera e banesës, gjyshi ka nxjerrë nga çanta një ar.më, të cilën ia ka vendosur në gjoks dhe i ka thënë që t’i binte derës dhe të thoshte emrin e tij.

Në këto kushte, i mituri i ka rënë derës dhe kur e kanë pyetur nga brenda se kush ishte, u ka thënë emrin e tij. Vi.ktima ka hapur derën dhe në këtë moment autori është futur brenda. Në këtë moment i mituri ka ikur me vrap dhe ka shkuar në shtëpi, ku i ka treguar gjyshes së tij. Më pas kjo e fundit ka shkuar te shtëpia e vi.ktimës.