Biseda në studion e “Opinion”, teksa diskutohej për faktorët që përcaktonin fitoren në zgjedhje ka devijuar nga politika tek mjelja e lopëve.
Vetë Blendi Fevziu teksa lajmëronte dhënien e një kronike për një fermë, iu drejtua Gazetarit Robert Rakipllari dhe i tha që për pak minuta do shikonte si mjelej lopa.
Rakipllari qeshi, ndërsa në bisedë ndërhyri dhe Lorenc Vangjeli. Ky i fundit tha se nëse lopa jep shumë qumësht është meritë e lopës, jo e mjelësit, ndërsa Fevziu këmbëngulte për të kundërtën.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Pas pak do shikoni, Rakipllar ti nuk ke mjelë ndonjëherë, por ta tregoj unë si milet lopa.
Rakipllari: (Qesh).
Vangjeli: Po sado qumësht të japë lopa, është meritë e lopës, jo e mjelëses.
Fevziu: Jo,jo, ka të bëjë dhe mjelja, ja do e shikoni çfarë bën makineria.



