E lë bashkëshortin sepse u sëmurë rëndë, pas 5 muajsh nusja i kërkon lekë vjehrrës për të…

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë ardhur Engjëllushe dhe Dervishi,

burrë e grua të cilët kanë treguar se djali i tyre është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë në gjak dhe nusja e tyre sapo pa analizat e bashkëshortit i cili kurohej në Itali, e braktisi atë dhe mori me vete djalin e porsalindur. Pas 5 muajsh ajo i dorëzon nipin dhe kërkon pagesë për 5 muajt që ajo është kujdesur për të.

Engjëllushe: Filloi seanca e parë e gjyqit. Erdhi Endejda dhe më solli djalin tek avokati i saj, e plas djalin atje dhe kërcet ik me vrap. I thotë avokatit unë e kam mbajtur 5 muaj këtë fëmijë dhe unë dua lekët e këtij fëmije sepse e kam ushqyer 5 muaj.

Eni Çobani: Tani na befasuat, nëna e fëmijës që është Enejda Dhimitru vjen në zyrën e një avokati që është Hamataj dhe e përshëndesim dhe i thotë të vjehrrës urdhëro merr këtë fëmijë, do më japësh edhe 5 muaj lekët që e kam mbajtur këtë fëmijë? Po ju pse vajtët tek avokati i Enejdës?

Engjëllushe: Për të bërë një marrëveshje.

Eni Çobani: Ju së bashku me djalin keni vendosur që të bëni divorcin me marrëveshje dhe ajo ka pranuar që kujdestarinë e fëmijës ta marrë djali juaj.

I biri i Engjëllushes dhe Dervishit që ka dhe kujdestarinë e djalit, ndodhet jashtë vendit në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa gjyshërit duhet të kujdesen për nipin. Dervishi thotë se për shkak të moshës nuk mund ta rrisë dot këtë fëmijë dhe nuk mund të bëjë dot rolin e të atit, ndërsa Engjëllushja nuk do të heqë dorë nga nipi dhe shprehet se do bëjë të pamundurën që ajo ta rrisë. Nëna e fëmijës Enejda nuk e hap më telefonin dhe askush nuk di më për të. E ka lënë fëmijën 5-muajsh dhe tani djali është 6 vjeç, në klasën e parë dhe nuk e njeh të ëmën.

Eni Çobani: Ky fëmijë nuk e njeh akoma nënën e tij.

Ardit Gjebrea: Në çfarë moshe e la?

Eni Çobani: E ka lënë 5-muajsh dhe nuk e ka parë kurrë, asnjëherë, por ka kërkuar lekët Ardit. Këtë gjë nuk do ta harroj kurrë dhe besoj se është e vërtetë. Ka mbajtur 5 muaj fëmijën e saj dhe i është drejtuar vjehrrës dhe i ka thënë do më paguash 5 muajt e rritjes së fëmijës që e kam mbajtur në shtëpi. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME