Do prekeni/ “Kemi ardhur për të bërë vaksinën, e dëgjuam në televizor”, çifti i moshuar shkon te “Air Albania” por aty kuptojne se…

Ditën e sotme ka nisur në Shqipëri faza e parë e vaksinimit kundër koronavirusit, ku fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe më pas efektivët e policisë.

E para që mori vaksinën ishte shefja e Infektivit Najada Çomo, ndërsa pas saj kryeministri Rama dhe mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.

Por lajmi për fillimin e vaksinimit ka nxitur dy të moshuar të shkojnë me nxitim për në “Air Albania” ku po kryhet procesi i vaksinimit.

Ata u ndalën nga një gazetare, që u tha se fillimisht do të ishin bluzat e bardha që do të vaksinoheshin, por çifti ishte i bindur se do të merrnin vaksinën edhe ata, pasi e kishin dëgjuar në televizor.

Gazetarja: Pse keni ardhur këtu zotëri?

I moshuari: Për vaksinat kena ardh. Në televizor kena dëgju dhe kemi ardh mos na i bën kush. Me zor po presim…

Gazetarja: A e dini që sot do të vaksinohen vetëm mjekët?

E moshuara: “Edhe pensionistët mbi 75 vjeç. E dha televizori gjithë ditën. Për atë punë erdhëm”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME