Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu komentoi edhe rastin e rëndë në spitalin Covid2, ku sanitarja Tire Alldervishi u hoq si infermiere për të marrë ryshfet nga familjarët e një pacienteje me koronavirus.

Manastirliu deklaroi se raste të tilla nuk do të tolerohen dhe se do të marrin ndëshkime maksimale.

Gjithashtu theksoi se është ngritur një grup punë nga Ministria e Shëndetësisë që do të kryejë një verifikim të plotë për çdo akuzë në spitalin Covid2, duke i bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast