HISTORIA E DHIMBSHME, E MOSHUARA MJEKOHET ME ILAÇET QË MERR BORXH

Kjo është Roza Franja, 76 vjeçarja nga fshati Bardhaj e cila jeton e vetme prej kohësh. Jeta e ka përballur të moshuarën me shumë vështirësi dhe sakrifica familjare por edhe shëndetësore.

Roza vuan nga disa sëmundje të ndryshme, duke filluar nga diabeti, paraliza e dorës së majtë e më pas hernia diskale. Pensioni modest që përfiton çdo muaj nuk I mjafton as për të blerë një medicament për kurimin e diabetit, e aq më tepër të përballojë shpenzimet për sëmundjet e tjera.

E pikëlluar, e moshuara tregon se ka raste kur nuk ka se më çfarë të ushqehet.

Ditët e fundit, ku temperaturat arritën nën 0, e moshuara I ka kaluar në errësirë pasi nuk kishte paguar faturat e energjisë elektrike.

Roza tregon se ka nevojë për përkrahjen nga ana e institucioneve për të kaluar sa më lehtë vitet e pleqërisë.

Fëmijët e Rozës jetojnë larg saj ndaj edhe e kanë të vështirë të kujdesen për të ëmën. Tashmë e vetmja shpresë mbetet ndërhyrja nga përfaqësuesit e institucioneve të shërbimit social në Shkodër, pse jo edhe qytetarëve të cilët mund të ndihmojnë të moshuarën të përballojë sa më lehtë shpenzimet që ka për sigurimin e ilaçeve.

Star plus tv

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME