Komiteti i Ekspertëve ka vendosur sot që ora policore të vijojë dhe në javët në vijim, po ashtu dhe në universitete mësimi të jetë online.
Lajmi është bërë publik nga anëtarja e Komitetit, Mira Rakacolli, e cila argumentoi se është rritur incidenca e përhapjes në dy javët e fundit.
Rakacolli ka bërë edhe njëherë apel që të gjithë të respektojnë masat dhe të mos bëhen shkak për përhapjen e virusit.
Vendosëm që të vazhdojmë me mësim online sepse është në të mirë të shëndetit të studentëve, në të afërme të tyre dhe të shëndetit publik. Është një vendim që nuk është marrë vetëm në Shqipëri, por dhe në vende të tjera”, u shpreh zëvendës ministrja./tvklana.al



