Maçoku bën 38 kilometra për të kthyer në fshatin e…

Një maçok dy vjeç që kishte humbur ka bërë 38 kilometra rrugë për t’u kthyer përsëri në fshatin ku lindi në Britani.

Maçoku i quajtur Kupid, ishte zhdukur më 27 dhjetor pas Krishtlindjeve të vitit që lamë pas. Por tre javë më vonë, maçoku u gjet 24 milje (38 kilometra) larg nga shtëpia. Ai kishte ndodhej vetëm pak metra më tutje nga vendi ku pronarja e kishte blerë atë kur ai ishte një kotele në vitin 2019.

Mesa duket maçoku kishte bërë një udhëtim për të gjetur rrënjët e tij.

Amy Osborne, e cila e gjeti macen tha: “Dy vjet më parë ai jetonte dy banesa larg meje. Nuk e kisha idenë se ishte e njëjta kotele”. Zonja Osborne ishte në gjendje të ribashkojë Kupidin me familjen e tij pasi postoi foto të maces në mediat sociale.

Pronarja, India Redman, tha se ajo kishte mbetur “pa fjalë” kur kishte mësuar se maçoku ishte gjetur kaq larg dhe pikërisht në vendin ku ajo e kishte adoptuar.

“Ai duhet të jetë më i zgjuar se sa duket – është me të vërtetë çmenduri se si e gjeti rrugën e kthimit.”– shtoi zonja Redman, citon BBC.

Një shoqatë bamirëse e dedikuar për macet “Cats Protection” tha se ky “udhëtim i jashtëzakonshëm” ishte i pazakontë për macet.

“Është relativisht e zakonshme që macet të kthehen në shtëpi në një distancë prej një milje ose dy, por udhëtimi i Kupidit është mjaft i jashtëzakonshëm. Ndryshe nga kafshët e tjera që mund të përdorin monumente të shquara ose fusha magnetike për të lëvizur në distanca të mëdha për t’u kthyer në vendlindjen e tyre, macet nuk kanë një instinkt të lindur të shtëpisë”, tha Nicky Trevorrow./americaneye

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME