Aktori dhe moderatori i famshëm Gentian Zenelaj ka patur një periudhë mjaft të vështirë.
Pas humbjes së babait nga virusi ai u infektua vetë dhe kaloi plot 14 ditë tek infektivi duke bërë dhe një deklaratë ku zbuloi mbi këto eksperienca kaq të vështira.
Pas infektimit ai foli për herë të parë në një intervistë për Top Albania Radion. Genti e mori me sportivitet situatën duke thënë se këto 14 ditë i ka quajtur si ditë pushimi megjithëse në spital.
Ai bëri edhe një paralajmërim për të gjithë shqiptarët duke u kërkuar që të jenë sa më vigjilentë e të përgjegjshëm. Sipas tij nëse ka dicka negative që na diferencon si qytetarë është papërgjegjshmëia që na bën të mos i kushtojmë rëndësi rrezikut që paraqet koronavirusi.



