I është dhënë sot lamtumira e fundit ish-anëtarit të Babastars, Albert Krasniqit. Biznesmeni dhe miku i afërt i estradës shqiptare u përcoll për në banesën e fundit pak pas mesdite.
Krasniqi do të prehet në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës.
Ceremonia e varrimit është zhvilluar me një numër të madh njerëzish, ndërsa në mesin e tyre e pranishme ka qenë Besa Gashi, me të cilën raportohet se u nda pak kohë më parë.
Gjithashtu, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij të ngushtë ishte edhe reperi Skivi. Në disa foto të publikuara nga mediet kosovare, shihet edhe momenti i dhimbshëm, ku nënën së biznesmenit i bie të fikët nga dhimbja./mv.abcnews.al