Ditën e sotme kreu i opozitës Lulzim Basha ka prezantuar programin e ri ekonomik të Partisë Demokratike. Ai zbuloi se në këtë plan 5 mijë cifte dhe familje të reja do të përfitojnë kredi të buta për strefim.

Do të ketë 110 mijë vende të reja pune për qytetarët dhe kjo do të ndodhë përmes përmirësimit të klimës së bizneseve dje tërheqjes së investimeve të huaja ndërsa paga minimale do të kalojë në 36 mijë lekë të reja në muaj.

Lulzim Basha premtoi nga ana tjetër anulimin e taksës 24 lekë të reja për litër mbi karburantin. Gjithashtu theksoi se do të rikthejë taksën e sheshtë prej 9% dhe do të ulë sigurimet shoqërore në vlerën 18%. Një premtim tjetër që bëri Basha është edhe rritja e pensioneve me të paktën 5% çdo vit.

Këtij plani i është kundërpërgjigjur kreu i shtetit me anë të një potimi në Tëitter ku thjeshtë bën një koment epik. ““Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël!”, -shkroi ai.