Varianti i ri i koronavirusit mbërrin edhe në Kosovë, ja sa raste janë konfirmuar

Tri raste me variantin e ri të koronavirusit janë konfirmuar ditën e sotme në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Në një konferencë për mediat, ai ka njoftuar se varianti i ri i COVID-19 është shfaqur edhe në Kosovë.

Zemaj bëri ne dije se gjatë ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 30 mostra në Gjermani për variantin britanik të virusit COVID-19 dhe prej këtyre mostrave, tri prej tyre kanë rezultuar pozitive ndaj variantit të ri të Covid-19.

Ai shtoi gjithashtu se situata epidemiologjikë në Kosovë është e qëndrueshme dhe e qetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME