Angela Martini e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj jashtë Shqipërisë, por në asnjë moment nuk e ka ndjerë vetën të një përkatësie tjetër. Ka folur përherë për origjinën e saj si dhe ka ruajtur me fanatizëm shumë tradita dhe zakone shqiptare.
Kujtimet më të bukura, modelja i ka nga Shkodra - vendi i saj i origjinës. Sot përmes disa fotove, modelja na tregoi se fëmijëria e saj ka qenë tipike shqiptare.
Në një prej fotove ajo shfaqet me familjarët, në një shtëpi të thjeshtë e të arreduar në atë mënyrë që thuajse të gjithë ne e kemi pasur të tillë.
“Në shtëpinë time në Shkodër, disa muaj para se të vija në Zvicër,"- shkruan modelja përkrah fotove.





