Gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim me tone ironike në Facebook lidhur me lëvizjet e fundit të SPAK.

Hoxha shkruan: ‘Në presim “peshkatarët” e SPAK-ut të kapin “peshkun e madh”, ata, prangosin peshkatarët e cironkave në gjolin e Pogradecit…’.

Postimi i Hoxhës:

“Mbani frymën njerëz….

Në presim “peshkatarët” e SPAK-ut të kapin “peshkun e madh”,

ata, prangosin peshkatarët e cironkave në gjolin e Pogradecit…

Kjo duhet të jetë luftë “peshkatarësh” për territor, se nuk ka mundësi tjetër” – shkruan Hoxha.