Personazhi shumë i dashur i publikut, Aulona Musta vendosi të ndajë me teleshikuesit mbrëmjen e kaluar historinë e trishtë të humbjes së gjyshes.
E ftuar në emisionin “E Ardhmja është vajzë” ajo ka kujtuar momentet më të bukura me gjyshen e saj duke theksuar se ajo ka qenë një ndër njerëzit më të shtrenjtë të jetës së saj.
“Jam rritur me të, ka jetuar te ne për shumë vite. Më çonte në shkollë, deri në klasë të tetë më çonte nëna në shkollë”, -u shpreh ajo e përlotur duke i emocionuar të gjithë.



