Kryeministri Edi Rama njihet për batutat e tij me qytetarët gjatë vizitave të ndryshme që bën gjatë ditës.

Së fundmi, në rrjetet sociale ai ka shpërndarë një video me një qytetar i cili krahason kryeministrin, Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha me kafshë të ndryshme.

Vetë kreu i qeverisë pranoi të ishte gomari. “Është më punëtor. Edhe të birin e Perëndisë gomari e mbajti se i biem në qafë njëri-tjetrit, kur themi njëri gomar tjetri gomar”, tha Rama.

Ndërkohë, së bashku me banorin vendosën që Meta është ujk, ndërsa Basha arushë polare.