Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ish-basketbollisti i kombëtares, Arben Fagu. Lajmin e hidhur e bën me dije ekipi i basketbollit Tirana Eagles Basket dhe miq të tij.
Arsyeja e vdekjes së parakohshme të legjendës së basketbollit mësohet të jetë një sëmundje e rëndë, e cila iu shfaq befasishëm dhe në fund Fagu nuk mundi ta mposhtë.
Në dhjetor ai iu nënshtrua një operacioni shumë të vështirë dhe në atë kohë personat e afërm të tij bënin thirrje për dhurues gjaku, pasi ndërhyrja ishte shumë e vështirë.
Në karrierën e tij Fagu ka luajtur më shumë Partizanin, me të cilin numëron shumë suksese si lojtar, por edhe si trajner i tyre. Fagu ishte gjithashtu profesor në Universitetin e Sporteve në Tiranë. /abcnews.al