Presidenti Ilir Meta nuk ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Fatos Nano që i bëri gjatë që bëri gjatë një interviste të rrallë në emisionin “Opinion”.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët këtë të shtunë kreu i shtetit tha se nuk ka asnjë koment për çështje që sipas tij nuk ekzistojnë.

“Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë, problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetje e gjithë personelit shëndetësor për përballimin e fluksit të të infektuarve”, tha Meta.

Meta refuzoi të komentonte pyetjen e gazetarëve nëse e sheh Fatos Nanon si pasardhës të tij në Presidencë.

Ish-kryeministri Fatos Nano tha gjatë intervistës për Blendi Fevziun se Presidenti aktual është politikani ku ai shikon shtatë mëkatet e Biblës si zilia, grykësia etj.