Muaj më parë largimi i një prej drejtuesve ikonë të spektaklit “Portokalli” në Top Channel bëri bujë të madhe mediatike.
Altin Basha u përfol se kishte bërë debate të vazhdueshme jo vetëm më punonjësit e tij por edhe me drejtuesit e televizionit Ben Blushi dhe Vjollca Hoxha.
Edhe pse u mendua për një rikthim të mundshëm të tij kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Pas kaq shumë kohësh në heshtje, mësohet se Altin Basha është bërë pjesë e një tjetër televizioni dhe është gati për të startuar një spektakël të ri dhe shumë konkurrues.
Në rrjetet sociale të “ABC Neës” po qarkullon promo më e re për hapjen e audicioneve të një spektakli të ri humori. Ai quhet “Kosherja” dhe do të jetë nën drejtimin e Altin Bashës. Formati i ngjashëm me atë të “Portokalli” do të bëjë që konkurrenca mes tyre të jetë shumë e madhe.



