Kryeministri Edi Rama është pritur me ovacione nga një mbështetëse e flaktë e partisë socialiste në Gjirokastër teksa vizitoi muzeun etnografik.

Ajo i afrohet kryeministrit duke thirrur me zë të lartë “ja vlen, ja vlen”, ndërsa ky i fundit e prezanton si heroinë.

“Muzeu i ri Etnografik është pjesë e projektit prej katër muzesh që do t’i shtohen ofertës turistike të Gjirokastrës, së bashku me Muzeun Kadare, Muzeun e Armëve dhe Muzeun e Burgut të Kalasë,

ku falë projekteve të arkitektit të famshëm spanjoll Jesus Hernandez (autor i Muzeut Marubi në Shkodër), këto hapësira do të marrin një jetë të re”, shkruan Rama.