Ky që po shihni nuk është thjeshtë një kontenier që shërben për transportimin e mallrave të ndryshëm.
Prej tre vitesh ky objekt është kthyer në strehë për të moshuarën Sabrie Semanaj. Shtëpia e saj rreth 100 vjeçare tashmë rrezikon shembjen për shkak të amortizimit ndërsa e moshuara apelon për ndihmë.
Jetesën në kontenier e përshkruan mjaft të vështirë. Sabria tregon se ditët e ftohta të dimrit I kalon e mbyllur në errësirë ndërsa tregon se jeton në errësirë prej 15 vitesh për shkak të një problemi në rrjetin elektrik.
78 vjeçarja ka kërkuar disa herë ndihmë në strukturat e strehimit social, por prej vitesh nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ajo apelon për ndihmë ndaj cdokujt që e ka mundësine, ndërsa thotë se dëshira e saj e vetme është që të shohë dritë në shtëpinë e saj dhe të ketë një ambjent të përshtatshëm se ku të fusë kokën.
Me 100 mijë lek të vjetra pension nënë Sabrija e ka të vështirë të sigurojë bukën e gojës, e aq më tepër të kijojë kushte për rikonstruksionin e banesës. Ajo kërkon që dikush t’I ofrojë ndihmë për rindërtimin e një pjese të vogël në mënyrë që vitet e mbetura të pleqërisë t’I kalojë në shtëpinë e saj.