“Panorama” ka zbardhur dosjen e plotë hetimore në ngarkim të sanitares Tire Alldervishi në Spitalin Covid 2, ku sot u arrestuan gjithashtu edhe tri infermiere dhe një tjetër sanitare e spitalit që dyshohet se janë të përfshira në historinë e mashtrimit dhe marrjes së ryshfeteve ndaj qytetarëve.

Në dosje thuhet se Tire Alldervishit i është këqyrur dhe sekuestruar celulari, ku janë zbuluar disa nga bisedat e saj me koleget. Në pranga ranë sot infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha.

Në një bisedë të datës 5 dhjetor 2020, Tires i vjen një SMS nga një kontakt i regjistruar në telefon si “Sheqere kati 3”, që më pas u zbulua se bëhet fjalë për shtetasen Sheqerije Koçi që figuron në listën e infermiereve të spitalit.

Koçi flet për shtetasin Muhamet Skutina, i vili rezulton të ketë qenë pacientë i shtruar në spital gjatë kohës që është dërguar mesazhi.

BISEDA E TIRE ALLDERVISHIT ME SHEQERIJE KOÇIN

Sheqere kati 3: ”Tire shko nderroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur te vij vete, se ska Elda kohe. Ne rregull. Mos harro. Me thuaj pastaj”.

BISEDA E TIRE ALLDERVISHIT me MIRA BUSHIN

Në një tjetër bisedë Tire Alldervishi komunikon me Mira Bushin, e cila rezulton të ketë punuar gjithashtu si infermiere në këtë spital.

Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6 Kam ber gabim apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.

Tire Alldervishi : Te perqafoj

Tire Alldervishi : Sflas dot Me von

Mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha

Mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta Ti e di qe punojm bashke

Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma

Mira vod: Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken

Mira vod: Po ska gje ne keshtu punojm

Tire Alldervishi: Kerkoj ndjes

Mira vod :Te kam zemer. Te puth fort

Tire Alldervishi:Kafja te beft mir