Një qytetar ka filmuar një polic bashkiak në Kombinat që merr qese ushqimesh nga tregtarët ambulantë.

Mirëpo në emisionin “Stop” janë publikuar këtë të martë momentet se si polici së bashku me kolegët e tij kërcënojnë qytetarin.

Ata i janë drejtuar atij menjëherë sapo e kanë vërejtur që po filmonte. Përveçse e ofendojnë, policët e kërcënojnë personin që ka filmuar duke i thënë “Ta çaj ballin”.

/tv klan/