Autostrada Lezhe – Milot është bllokuar tërësisht për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të borës.

Vargu i makinave ka mbetur i bllokuar ndërsa qytetarët bëjnë apel për ndërhyrje pasi situata duket kritike.

Një qytetar i bllokuar në automjet i bën thirrje policisë që t’u përgjigjet telefonatave, ndërsa shton se nëse nuk ndërhyet, “njerëzit këtu po vdesin.”