Dhimitraq Ziu, zv. Drejtori i policisë së Tiranës, ka paralajmëruar qytetarët se nuk do të ketë më tolerime, ndryshe nga dje kur policia ka këshilluar shumë qytetarë dhe nuk i ka gjobitur.
Ziu u shpreh se qytetarët po abuzojnë edhe me lejet që kanë marrë në e-Albania, pasi e përdorin për të lëvizur nëpër qytet dhe jo për të shkuar në destinacionin që kanë kërkuar.
Ai gjithashtu kërkoi nga pronarët e bizneseve që subjektet e tyre të mbyllen para orës 20:00, në mënyrë që të jenë në shtëpi para se të fillojë kufizimi i lëvizjes.
Më konkretisht, Ziu është shprehur se:
Fillimisht morëm masa duke i orientuar dhe këshilluar qytetarët, më pas filluam me regjimin e masave administrative.
Policia e kishte domosdoshmëri të merrej me një pjesë të vogël qytetarësh sidomos me drejtuesit e mjeteve që shkelin më shumë aktin normativ. Sot ju bëjmë më dije policia ka dalë në terren.
Subjektet duhet të mbyllen më herët dhe jo në 20:00 të mbyllen bizneset dhe pastaj të shkojnë në shtëpi. Në orën 20:00 fillon gjobitja.



