Tirana është zgjuar sot e mbuluar nga dëbora dhe një pjesë e mirë e qytetarëve kanë dalë për të shijuar këtë pamje të rrallë për kryeqytetin.

Edhe këshilltari i presidentit Ilir Meta për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla ka postuar një video në rrjetet e tij sociale, ku shihet duke fërkuar trupin e tij me borë.

“Bora e Shën Valentinit”, shkruan Kulla krahas videos së publikuar.