I thyen shtëpinë dhe morën gjëra me vlerë, reagon Rey Manaj: Gjërat më të rëndësishme nuk ndodhen në kasafortë

Rey Manaj shënoi dy herë në sfidën mes Barcelonës B dhe Prat në Segunda Division B (kategoria e tretë spanjolle), duke u dhënë po kaq herë avanatazhin katalanëve, që gjithsesi në fund u barazuan 2-2 dhe nuk morën më shumë se një pikë.

Nëse në fushë gjithçka shkoi në mënyrë perfekte, sulmuesi i kombëtares shqiptare u përball me një surprizë të pakëndshme kur u rikthye në shtëpi, pasi pa që hajdutët ishin future dhe kishin grabitur disa sende me vlerë e një shifër monetare.

Lajmi nisi të qarkullojë paraditen e sotme, ndërsa më vonë ishte vetë Manaj që konfirmoi grabitjen, por theksoi se lumturia e tij e vërtetë është familja dhe jo sendet në kasafortë.

“Lumturia nuk ndodhet në kasafortë, por kur mbyll derën e shtëpisë dhe çdo gjë të mbush zemrën është aty. Familja ime. Ajo është pasuria më e madhe për mua, sepse gjërat më të rëndësishme në jetë nuk janë sende”, shkroi Manaj në rrjetet sociale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME