Policia vijon ndëshkimin e qytetarëve të cilët shkelin masat e anti Covid.

Duket se as moderator i njohur shqiptar Ardit Rrofshi nuk i ka shpëtuar gjobës së policisë.

Në fotot e siguruara nga “LSA”, shihet moderatori pa maskë teksa është ndaluar nga dy punonjës policie.

Nuk dihet nëse moderatori është gjobitur apo ka marrë thjesht një paralajmërim nga Policia.

Ditën e fundit janë rritur ndjeshëm numrat e të infektuarve, kështu që edhe Policia ka rritur kontrollet dhe ka ndëshkuar me mijëra qytetarë që nuk zhatojnë masat anti Covid.