Ditën e kaluar një deklaratë e Zv. Ministres së Drejtësisë mbi mbipopullimin e autobuzave bëri bujë kudo në rrjet. Teksa ka bërë një dalje për mediat, Rakacolli tha se për të shmangur rrezikun e infektimit në autobuza, qytetarët mund të zgjedhin të mos i përdorin. Ajo tha se askush nuk detyron askënd të hipin në autobuza për nevojat personale.
Sot ajo ka dalë me një tjetër deklaratë të ashpër duke ju drejtuar gazetares por edhe të gjithë publikut që bëjnë sic do të bënte ajo për të shmangur përdorimin e urbanëve. Mira Rakacolli këshilloi të gjithë njerëzit që të zgjohen një orë më herët për të arritur në kohë në destinacionet e tyre në vend të që marrin autobuzin.
“Nëse unë më përpara po të shikoja një autobus plot, nëse do gjeja vend do futesha, tashmë duhet ta shikoj me një sy tjetër. Nuk duhet të hip në autobus, pra zgjedhja në radhë të parë është e imja, po mua kjo do më kondicionojë mungesën në punë sepse janë distanca të largëta. Atëherë do më duhet që të çohem më herët, do marr një autobus tjetër, do t’i jap kohë vetes që unë të zgjedh pak a shumë orën më të përshtatshme për të hipur në autobus, kur mundet që unë mos të shkoj në atë orën e fluksit dhe të mundohem ta respektoj. Ky është problem individual.” -tha ajo ndër të tjera.



