Në orët e vona të natës kryeministri Rama ka replikuar me qytetarët që e komentojnë në rrjetet sociale. Njëri prej tyre i shkruan se duhet të iki dhe të mos e gënjejë më popullin.
Pas këtij komenti i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës.
“Rama shpresojmë të ikësh mos e gënje popullin” i shkruan ai.
Kreu i qeverisë thotë se këtë do ta vendosë populli në 25 prill. “Shpresa vd es e fundit, por popullin do ta dëgjojmë ne 25 prill se tek kush beson”, i përgjigjet Rama.




