Nje gjest solidariteti shume domethenes kane ndermarre tifozet shkodrane. Disa prej tyre, kane hapur nje llogari per te mbledhur fonde per nje nga tifozet e zjarrte te Vllaznise, Mondin.
Ai kohet e fundit eshte duke kaluar nje gjendje jo te mire shendetesore dhe si rrjedhoje, edhe ne pamundesi financiare per ta përballuar si duhet atë, pritet te ndihmohet nga çdo shkodran dhe jo vetëm.
Pasditen e sotme eshte hapur një llogari ne gofundme dhe motivacioni qe është zgjedhur, ka qene shume domethenes: “Ai dha gjithçka për Vllazninë, po ne për të?
Njeriu që i kushtoi jetën Vllaznisë dhe ngjyrave kuqeblu, një nga tifozë më të zjarrtë dhe sot të gjithë duhet të kujtohen për të, teksa ai po kalon një gjendje të rënduar shëndetësore.
Te gjithe ata qe kane nder mend te dhurojne diçka per Mondin, mund ta bejne duke klikuar ne linkun e meposhtem: