Një grua shtatzënë ka humbur ndjenjat paraditen e sotme në Vlorë, teksa ishte duke i dhënë makinës. Siç shihet nga pamjet, mjeti ka qëndruar në mes të rrugës, ndërsa kalimtarët dhe policia i japin ndihmën e parë.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe autoambulanca, e cila e ka dërguar gruan shtatzënë menjëherë në spitalin e qytetit bregdetar, për ndihmën e parë.

Fatmirësisht, ajo nuk ka pësuar lëndime dhe pasi ka arritur të ndalojë mjetin ende pa u goditur me trotuarin ndarës të korsive të rrugës.

Video – Ora News: