Striptistja shqiptare në vështirësi: Jemi pa punë, mund të shkojmë drejt prostitucionit

Një vajzë e re e cila nuk tregoi identitetin e saj, foli rreth vështirësive që po përjeton nga pandemia e koronavirusit, pasi ajo punonte si striptise dhe aktualisht lokali është mbyllur si pasojë e masave të marra.

Për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ajo shprehet se është vështirë të gjej një punë tjetër, pasi edhe rroga është e vogël.

“Sapo rastet e para u shfaqen në Shqipëri, policia erdhi e tha se duhej të mbyllet. Puna mbetet një motiv i përditshëm. Përderisa njerëzit nuk po na pranojnë në punë, është vështirë të gjesh një punë. Është puna e tillë që nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë.”, – tha Xhesi.

Ajo u shpreh se lokalet mund të hapen nëse respektohen masat ndaj Covid-19.

“Patjetër që ka mënyra për të hapur lokalet, me protokolle higjiene. Na konsiderojnë dele të zezë, kemi kushte për të respektuar rregullat. Lokalet e tjera janë të hapura, supermarketet e mbushura plot. Lokali jonë është shumë i madh dhe nuk është fare problem që të hapet”,- shtoi ajo.

Xhesi tregoi se familja e di për punën e saj dhe vijoi duke thënë se shoqëria shqiptare e paragjykon këtë punë.

“Në Shqipëri është punë që paragjykohet. Edhe unë para se të shkoja mendoja se është punë e keqe, mendoja se bëhej seks, por nuk ndodh ashtu. Vetëm shoqërime në tavolinë dhe muhabete. Ka njerëz që të kërkojnë seks, por jemi bërë eksperte dhe e dimë se si ta menaxhojmë situatën. Familja ime e di se punoj aty”,- përfundoi ajo./Top Channel/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME