Një burrë është filmuar në Tetovë duke bërë veprime të pazakonta nëpër hyrjen e blloqeve të banimit. Në pamjet e publikuara, shihet një burrë që spërkat hyrjet e banesave me një substancë të panjohur.

Banorët shprehen të shqetësuar ndërsa, sipas përshkrimit të videos, spërkatja nga ndodhur dje në orën 19:30 në një bllok banimi në qendër të Tetovës, ndërsa rasti është paraqitur edhe në polici.

Në atë godinë jetojnë rreth 300 persona ndërsa pas videos është dezinfektuar dera e hyrjes. Sipas tyre, i panjohuri këtë veprim e ka bërë edhe më herët.