“E pa që po e filmoja”/ 21-vjeçari denoncon policin: Me theu dorën dhe tentoi të më marrë telefonin

21-vjeçari Sh.B nga Kosova ka denoncuar një zyrtar policie, pasi sipas tij ka ushtruar dhunë mbi të riun duke i thyer dorën dhe e gjitha kjo ka ardhur pas një debati për një vend parkimi.

Polici, i cili kujdeset për sigurinë e objektit i ka thënë të riut se është e ndaluar të parkohet aty.

Por i riu ka shkuar që të bisedojë nga afër me oficerin e policisë për t’i thënë se aty nuk ka ndonjë shenjë, ku thotë se ndalohet parkimi.

E megjithatë siç tregon 21-vjeçari për Reporteri.net polici e ka futur në korridorin e ndërtesës dhe duke tentuar t’i marrë telefonin, pasi ky i fundit po e filmonte, i ka thyer dorën.

“U kon ni polic që u kon tu e ru objektin e ATK-së, përball “Kafeve të vogla”. Një shok i jem e ka parku aty kerrin edhe polici na ka thon që s’bon me lon kerrin aty. Unë i thash atij shokut tem çoje ma poshtë kerrin ke ni ven me parku ku s’pati as tabelë, as parking i rezervum as kurgjo polici tha jo as aty s’bon ecni prej ktuhit. Unë i thashë po ecim veç tregom pse se ajo është pronë publike edhe më ka thon hajde mrena jom hi me to në objekt të ATK. Në korridor kam pa sjellje shumë arrogante edhe e kom lëshu telefonin me incizu. Ai në atë moment ma ka kap telefonin edhe u munu me ma fshi videon. Unë i thashë kthema telefonin s’ki të drejt me ma marrë, aty ma ka kap dorën polici ma ka shtrengu shumë edhe ma ka thy”, ka rrëfyer 21 vjeçari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME