Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, është bërë një çift mjaft simpatik. Bëhet fjalë për politikanen e njohur Mesila Doda dhe Enkel Demi. Ata kanë bërë një intervistë mjaft të këndshme me moderatorin e njohur Ardit Gjebrea, ku nuk kanë munguar as humori dhe as batutat.
I pyetur nga Ardit Gjebrea e a është e vështirë të jesh bashkëshorti i një politikaneje, ai u përgjigj duke dhënë një shembull, kur shtëpia e tij ishte rrethuar me policë.
Ardit Gjebrea: Duke qenë bashkëshorti i një politikane, ka dhe momente protektive. Ka patur momente të vështira ku je trembur pas ndonjë debati të fortë që ka hasur Mesila?
Enkel Demi: Kur Mesila është në studio televizive dhe para një debati, unë nuk e shoh. Nuk ma mban dhe nuk kam guxim. Sepse përveç faktit që t’i e ke njeriun tënd, e do fort atë, kushdo që është në pozicionin tim e kupton këtë gjë, unë i druhem debatit në Shqipëri i cili kaloj në fyerje personale ose nganjëherë ta sjellin aq ngushtë sa ti duhet të reagosh shumë fort. Edhe mua që jam në shtëpi, më vë në pozitë të vështirë, aq më tepër kur njeriu që e bën politikën është grua. Në përgjithësi në Shqipëri, gratë sulmohen ashpër ose denigrohen dhe akoma më keq, politikanë shumë të rëndësishëm të vendit të shkojnë deri në konotacione të natyrës seksuale, gjë që ty të vë më në pozitë të vështirë.
Unë vetë mundohem të mos ta shoh ose ta shoh të nesërmen kur gjakrat të jenë ulur. Më ka ndodhur dhe prej punës që bëj sepse unë çohem shumë herët, çohem diku nga ora 4-4:30 sepse bëj emision mëngjesi dhe shpesh i humb debatet e darkës dhe i shoh në mëngjes. Një herë do shkoja në punë, ajo do merrte pjesë në një studio, madje këtu në Klan ka qenë, tek Opinioni. Çohem, bëj gjërat e mia dhe dal për të marrë makinën që të shkoj në punë.
Shoh shtëpinë të rrethuar me policë. Mbi të gjitha shoh një polic tek dera ime, i thashë për çfarë jeni këtu dhe më tha më ka thënë shefi që të ruajmë shefen. I thashë kë shefe dhe nga kush po e ruani (qesh)? Pastaj kam shkuar, kam bërë emisionin dhe jam kthyer, gjë që nuk e bëj asnjëherë. I lashë të tëra dha erdha në shtëpi sepse nuk doja ta zgjoja që në 5 të mëngjesit, kur dilja vetë dhe i thashë çfarë ka bërë vaki, çfarë ka ndodhur?
Mesila Doda: Kjo është një pyetje që Keli e bën shumë shpesh. Kthehet në mëngjes nga puna dhe më thotë çfarë ke bërë mbrëmë moj grua (qesh). /tvklan.al