Fitim Havolli, është një nga infermierët që u ofroi ndihmë në trajtimin e pacientëve të parë të prekur me Covid-19. Havolli ka rrëfyer disa nga momentet më të dhimbshme që kishte me pacientët që ishin të prekur me covid-19.
“Kemi raste shumë, por një zonjë e nderuar si paciente ndër të parat ka qenë diku rreth qershorit i vitit të kaluar për shkak të sëmundjes që ia ka shkaktuar covid-19 nuk mund ta përballonte gjendjen. Kërkonte nga unë që të mos ja vendosja oksigjenin, pra që të mos e pengoja për të vdekur.
Unë insistoja normalisht duke mos e llogaritur me vetëdije që po kërkon heqjen e oksigjenit pasi për të ishte fatale. Më ka prekur si rast dhe nuk mundi t’i përballojë prapë lëndimet e mëdha nga virusi dhe vdiq”, ka thënë Havolli për InDoks./mv.abcnews.al