“Shokët më tallnin se lahesha me ujë shiu sepse nuk kisha dush, më binin në fytyrë gurë nga tavani”

Ersiada nga Durrësi 20 vjeç ka ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për t’i bërë një surprizë të bukur prindërve të saj. Ajo ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme, ku gjithë fëmijërinë i është deshur ta kalonte mes varfërisë ekstreme.

“Unë nuk kam kaluar një fëmijëri si të gjithë të tjerët. Fëmijëria ime ka qenë e mbushur me shumë gëzim e dashuri, por njëkohësisht edhe me shumë vuajtje. Shkaku kryesor i vuajtjeve tona ka qenë varfëria. Të lindësh i varfër, nuk është e thjeshtë, kur je fëmijë dhe i pafajshëm dhe njëkohësisht duhet të mbash mbi shpatulla shumë vuajtje që në moshë shumë të vogël. Ne jetonim në një shtëpi të vjetër, ku tjegullat ishin shumë të shkatërruara.

Gjatë dimrit uji hynte në shtëpinë tonë dhe shpesh herë edhe librat kur i harronim duke fjetur, lageshin dhe kjo u bë një arsye që ne ndoshta të mos ndiqnim dhe mësimin. Ishte shumë e dhimbshme që shpesh herë duhet ta largonim ujin me lecka. Shpesh herë ndodhte që të shkëputeshin dhe dritat dhe ne duhet të studionim me qiri. Shpesh herë kam vuajtur bullizimin dhe nga bashkëmoshatarët e mi. Më thoshin shpesh herë se lahesha me ujë shiu sepse unë nuk kisha dush në shtëpinë time. Më thoshin që t’i nuk ke ushqim të ushqehesh, ti nuk i ndërron rrobat çdo ditë si bashkëmoshatarët.

Unë shpesh herë prekesha por personat që kam ftuar, kanë qenë ata që më jepnin forcën, mamin dhe babin. Tavani ishte i shkatërruar dhe ndodhte që të binin dhe copa gurësh në fytyrë gjatë natës kur flija. Duket si një histori e pabesueshme dhe unë në një moshë tjetër ndoshta nuk do e tregoja, do më vinte turp, por unë sot e shoh atë si pikën time më të fortë edhe jam shumë krenare ta tregoj që historia ime t’i japë forcë dikujt që është sot në gjendjen time. Do jepja një mesazh bashkëmoshatarëve të mi që mos bullizoni sepse nuk e dini se çfarë po kalon dikush tjetër”, ka rrëfyer Ersiada. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME