Shpërthejnë të gjithë në lot gjatë emisionit, protagonisti i ri i lë të gjithë pa fjalë: Vlerësojini prindërit sa i keni gjallë”

Shkëlqim Bega është konkurrenti më i ri i cili i bashkohet spektaklit televiziv, “Për’puthen”. Gjatë prezantimit të tij ai ka folur më tepër për veten dhe ka një koment për secilën nga vajzat duke veçuar Sindin si më të sjellshmen.

Sakaq ai zbuloi një anë shumë personale të tij duke thënë se ka humbur nënën dhe kjo i ka lënë një plagë të madhe në zemër. Ai prej vitësh jeton në Zvicër por vjen shpesh në Shqipëri për të takuar babain e tij të dashur. Shkëlqimi ka dhënë një mesazh mjaft të fortë për të gjithë publikun duke theksuar se duhet t’i duam fort prindërit e ti respektojmë apo vlerësojmë sa i kemi gjallë.

“Nënën nuk e kam. Prekem se është person që sado nuk është me ne fizikisht, shpirtërisht ndihet energjie. Kam qenë 8 vjeç kur e kam humbur nënën. Duket sikur ka ndodhur dje dhe kam shumë zili për ata që e kanë nënën e babain që t’i vlerësojnë sa janë gjallë dhe në momentin që nuk e kanë, do bëhen pishman për cdo gjë që kanë thënë, për shumë gjëra që kanë bërë gabim.” -tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME