Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek e Diela Shqipare është bërë Selimi i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe si është njohur me bashkëshorten që ai ka sot.
Selimi: Kam ftuar nusen time Filloreta. Para 17 vitesh unë humba nënën time dhe në atë kohë unë isha ushtar. Atë moment e përjetova shume keq dhe sjellja ime filloi të mos ishte e rregullt. Fillova të zihesha me njerëzit, s’doja të shihja njerëz me sy, bëja sherre të kota dhe kështu vazhdoi, më ndryshoi komplet si njeri.
Ardit Gjebrea: Por dikush e ndryshoi karakterin tënd përsëri.
Selimi: Mua më doli një variant për në Itali për 3 muaj, shkova atje punova dhe kur u ktheva ishte momenti që takova një vajzë në Durrës tek tregu i rrobave, e ndoqa nga pas, ajo ishte me babain e saj. Mua më pëlqeu edhe shkova nga mbrapa, e shoqërova deri tek lagjia e vetë derisa i mësova dhe shtëpinë. Ajo më pa dhe më ndiqte me sy. Kur ishte në autobus që po shkonte tek shtëpia, i bëra një shenjë i thashë të pres tek rruga prapë se unë nuk të vij tek shtëpia. Ajo më tha ok por nuk isha e sigurt nëse do dilte. Zbritëm nga autobusi, ajo iku me të atin, e shoqëroi deri në shtëpi dhe pas 10 minutash doli, kemi shkuar tek një kafe aty pranë, kemi biseduar, kemi ndenjur afër 3 orë. I treguam për njëri-tjetrin, ajo mi tregoi të gjitha, por unë jo çdo gjë. Për humbjen e mamasë nuk i tregova, mendova se ishte herët, të shikonim një herë si do vinin punët.
Aty shkëmbyem numrat e telefonit dhe që asaj dite ne vazhduam të flisnim në telefon. Kur e takova atë, vëllai i saj i vogël nga kishte parë bashkë dhe me vrap tek shtëpia i kishte thënë të atit. Kur vajti tek shtëpia i thotë i ati kush ishte ai çun dhe kjo i tha që gënjen ai se është i vogël. Më vonë në darkë i kishte thënë që o babi është e vërtetë, jo se kemi gjë serioze, nuk e di tani të shohim. Ai tha që nëse është gjë serioze të paktën të vijë që ta njoh unë si djalë. Unë i thashë që është shumë herët. Ika sërish në Itali, por s’më zinte vendi thashë do iki të fejohem, s’ka më. Pasi erdha nga Italia, fola me gjyshen time i thashë kam njohur një vajzë do shkojmë t’ja kërkojmë dorën dhe kjo i thotë babait tim dhe gjithë natën kanë qëndruar pa gjumë, si do shkojmë, si do na presin. Shkojmë dhe pa që ishin mbledhur të gjithë dhe aty u çlirua pak se ishte në tension.
Selimi tregon se prindërit ranë dakort me fejesën tonë. Pasi u martuan ai filloi prapë të sillej keq, të zihej me njerëzit, tek puna që ishte nuk rrinte edhe fjala më e vogël që i thoshin, i dukej sikur e ofendonin, por bashkëshortja i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe e ka mbështetur. Ata janë bërë edhe prindër të 3 fëmijëve.
Selimi rrëfen se para 3 muajsh asaj i ka humbur babai dhe e ka përjetuar shumë keq sepse ishte shumë e lidhur me të. Ai ka marrë një ofertë pune nga burri i motrës së tij për të ikur në Itali, por ajo nuk dëshiron që të rrijë vetëm me 3 fëmijë. Ai vjen sot në studio për t’i thënë që edhe nëse kontrata e punës do i dalë, ai nuk do shkojë, do e anulojë. /tvklan.al