“T’u bëfsha çarçaf”, producenti tregon si e ngacmonte partneren dhe momentin që i shkoi në shtëpi

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë producenti dhe regjisori Edmond Topi dhe bashkëjetuesja e tij prej 15 vitesh, gazetarja e njohur Mirela Oktrova e cila kandidon për deputete në Bindjen Politike, në Tiranë. Gjatë intervistës ata kanë treguar si janë njohur me njëri-tjetrin dhe kur filloi të konsolidohej lidhja e tyre pas përfundimit të dy martesave të mëparshme që ata kishin.

Ardit Gjebrea: Ku e ke parë Mirelën për herë të parë?

Edmond Topi: Unë studioja për dramë dhe një nga gëzimet që kishim ne kur kishim provim, ishte se vinin dy Mirela goca e profesorit dhe motra e një studenti tjetër, një Mirelë tjetër, ish-ministrja.

Ardit Gjebrea: Dhe babain e Mirelës ti e ke pasur profesor.

Edmond Topi: E kam pasur pedagog, ishte Shefi i Katedrës. Profesor Esadi ishte regjisor dhe mua më kishte zgjedhur një nga studentët, luanin pedagogët dhe disa studentë, ku një prej tyre isha dhe unë. Një ditë profesor Esadi do shkonte në Kosovë për të vënë një pjesë dhe dikush do e drejtonte shfaqen dhe më thotë një ditë “Edmond, kalo pasdite në shtëpinë time, të të jap porositë dhe filloi një tmerr. Unë e kisha ngacmuar këtë sa herë që kalonte në rrugë me ato fjalët zhargon, t’u bëfsha çarçaf, e kështu gjërash. Në kokën time zhvillohej ngjarja, shkoj i bie derës, hapet, del kjo dhe thotë rrugaç edhe këtu erdhe? Babii… Por në të vërtetë nuk ndodhi kështu, kjo e mbajti veten. Nuk do ta harroj, këta ishin në gjendje dhe mua më qerasën me disa karamele nga më të shtrenjtat që kishte Shqipëria.

Ardit Gjebrea: Pse?

Mirela Oktrova: Sepse aq e vlerësova (qesh).

Ata treguan se jeta i bashkoi sërish pas shumë vitesh, në Gjermani në një takim me shkrimtarin Ismail Kadare, ku sipas Mirelës të gjithë gazetarët ishin duke i bërë pyetje përkëdhelëse, ndërsa më pas erdhi në pyetje me spec dhe ngacmuese nga Edmondi që shkaktoi shumë zhurmë në sallë. Ky ishte takimi i tyre i parë pas shumë vitesh dhe më pas filluan kështu miqësinë e tyre. Pasi përmbyllën marrëdhëniet e tyre me partnerët e parë, ata filluan të njiheshin dhe e konkretizuan lidhjen e tyre pas shumë vitesh, arsyeja ishin fëmijët e tyre.

Ata frenuan veten që fëmijët të ishin jo thjesht mbartës të vendimit të tyre, por të ecnin ata përpara. Sipas Mirelës, fëmijët duhet të vinin në konkluzionin që prindër të lumtur qofshin e me njëri-tjetrin, janë më pozitivë, më mbështetës dhe të duhurit për ta, sesa prindër të palumtur që janë bashkë. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME