Jeta e perballi me sfida te shumta, te cilat jo pak ia zbehen buzeqeshjen dhe i veshtiresuan ditet…Doktor Agim Dokaj sot mbush 50 vjec, por sic thote ai, shpirti nuk i feston…Ne shenje mirenjohje gazetarja e RTSH ne Shkoder Merisa Gjoni i dhuroi nje buqete me lule.
Emocionet per doktorin qe gjate nje viti te pandemise identifikoi qindra raste me covid, ishin te medha…Pavarsisht veshtiresive familjare,ku 6 muaji me pare humbi bashkeshorten, imazheristi Dokaj per asnje dite nuk iu largua pacienteve…
Pandemia covid 19 nxori ne pah heronj te shumte te cilet me pune dhe orare te gjata ia dolen per te qene prane cdo te semuri..Krahas atyre qe ishin ne vijen e pare te luftes, dhe ne perditesimet mediatike, pati edhe dhjetra te tjere te cilet ishin aty per te zbuluar cdo rast me covid 19.
Doktor Agim Dokaj ne kete 50 vjetor, eshte rasti me i mire per te sensibilizuar dhe vleresuar punen e mjekeve, te cilet u bene njesh me te semuret, per te mposhtur pandemine qe mori jeten e dhjetra pacienteve…