Urdhër i çuditshëm/ Vetëm nusja e dhëndri do të mund të vallëzojnë, dasmorët në tavolina

Nusja e dhëndri do të kërcejnë vallëzimin e parë, por mysafirët nuk do të mund të kërcejnë valle.

Dasmat në Maqedoninë e Veriut do të organizohen vetëm në ambiente të hapura me maksimumi 100 mysafirë. Me këto protokolle dhe rekomandime nuk janë të kënaqur pronarët e salloneve të dasmave.

“Është një vendim diskriminues përshkak se nuk i përfshin të gjitha objektet tona që merren me këtë veprimtari. Këtu lehtësimi është bërë vetëm për objektet që kanë veranda dmth që janë objekte të hapura ndërsa këtu në rajonin tonë në Tetovë ka vetëm 1 apo 2 objekte që kanë veranda, kurse në objektet tjera jemi sërish të mbyllur”, thotë një prej tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se muzika është e lejuar në ambiente të hapura, ndërkaq për ambientet e mbyllura, siç tha, në dy javët e ardhshme do të përgatiten protokolle adekuate.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME