VELIPOJË, SHITËSI: ‘PRIVATIZIMI’ I PLAZHIT NA KA LËNË PA BUKË…

Nga Ketjola Gështenja

Ky është Artur Ndoci një nga shitësit ambulant i cili prej 26 vitesh shet pije freskuese gjatë sezonit turistik në plazhin e Velipojës. Çdo ditë ai udhëton nga Jubani për të shkuar në Velipojë.

Termusi është puna e tij e vetme falë të cilës ushqen familjen. Dy vitet e fundit 51 vjeçari tregon se ka punuar shumë pak kjo për shkak të pranisë së bareve të shumta në plazh të cilët nuk e lejojnë atë që të afrohet tek pushuesit.

Shitësi është i gatshëm të paguaj taksa vetëm që të mund të vazhdojë punën rregullisht siç ka bërë për vite me rradhë.

Vitet e fundit prania e bareve në një pjese të madhe të vijës bregdetare të plazhit të Velipojës është kthyer në një shqëtësim për të gjithë shitësit ambulant të cilët e kanë kanë këtë punë si të vetmen mundësi për të ushqyer familjen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME