Gruas s’i intereson burri: Unë marr çantën në krah, më çojnë në Golem, Gjirokastër, jam e shkathët

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një çift bashkëshortësh, të cilët kanë probleme prej 5 vitesh me njëri-tjetrin dhe nuk jetojnë më bashkë.

 

Konfliktet kanë filluar kur Zenuni i dha kushëririt të tij të parë 36 mijë Euro borxh tek noteri, por ai nuk ia ka kthyer këto para dhe kështu filluan dhe zënkat në familje.

 

Tani Zenunit nuk i flet as gruaja e tij Vjollca dhe as dy djemtë. Vjollca jeton tani tek shtëpitë e reja që kanë bërë djemtë, ndërsa Zenuni jeton në shtëpitë e vjetra të cilat nuk kanë kushte dhe në mjerim.

 

Zenuni: Në shtëpitë e vjetra as qeni nuk rron.

 

Vjollca: Aty të rrish, si qen vetëm, as laj as shpëlaj, s’dua t’ja di fare. Nuk di të mbash grua ti, gruaja ka bërë shkollën e Enverit, dilja me nota të mira, isha në punë , jo në mensë, jo në dyqan shitëse, kam qenë kryetare e gruas e frontit Demokratik etj, nuk rri unë me ty, harroje.

 

Ardit Gjebrea: Po pse e more?

Vjollca: Ashtu ishte koha, ma dhanë me zor. Nuk më nxori as në dasmë të kërceja e të këndoja, as për të dalë në fotografi. Unë vdes për të dalë në fotografi dhe ky nuk më nxori sikur isha e shëmtuar unë, por nuk isha e shëmtuar.

 

Zenuni: Në këtë ditë, sot 65 vjeç nuk jetohet vetëm. Duhet e lara e shpëlara, duhet të ha të pi, kjo është e ndara. Unë kam ardhur t’i jap dorën kësaj.

 

Vjollca: Je në mendje ti apo s’je. O të laftë mortja, të laftë.

Ardit Gjebrea: Jo kështu.

Vjollca: Jo kështu ë? Ç’e dua unë atë, s’kam mbetur për burrë.

 

Eni Çobani: Ti ke vendosur të bësh jetën tënde, po çfarë jete po bën ti?

Vjollca: Unë çantën në krah, kur bëhen votimet unë vëzhguese, për kokrrën e qejfit. Drekën ma sollën ata, kurse ky ngordhi për bukë në shtëpi. Unë në një dhomë në Golem, një dhomë në Gjirokastër, ku nuk më çonin.

Eni Çobani: Partia.

 

Vjollca: Partia, jam e shkathët. (Bëhet fjalë për Partinë Socialiste ku Vjollca është e angazhuar).

Ardit Gjebrea: Urime për fitoren meqë ra llafi. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME